Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GERARD PIQUE

Stinori pa titull është dështim

REUTERS/Arkiv

Stinori pa titull është dështim


29 April, 2016 @7:46

Përkundër ecurisë së mirë gjatë pjesës më të madhe të stinorit, Barcelona morri thua pas El Clasicos ndaj Real Madridit dhe përveç se rrezikon titullin kampion me një gabim në 3 ndeshjet e fundit, ata u eliminuan edhe nga Liga e Kampionëve.

Ndërsa qendërmbrojtësi katalonas i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se sezoni do të konsiderohet dështim nëse s’fitohet titulli kampion.

“Kemi mundësi ende të kryejmë stinorin me Copa del Rey dhe La Liga, por duhet të luftojmë deri në fund për ato. Sidoqoftë, prej se jam une në Barcelonë e di se mos-fitimi i titullit kampion konsiderohet si stinor i dështuar për ekipin,” ka thënë ai shkruan Goal.com sot.

Barcelona është e para në klasifikim, mirëpo Atletico Madrid dhe Real Madrid po e ndjekin në hap - tre xhiro para fundit të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga