LIGA B: SLLOVAKIA - ÇEKIA
Sulmuesi i Romës, për fitoren e madhe çeke
13 October, 2018 @18:28
Çekia ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe atë ndaj rivalëve të tyre fqinj, Sllovakisë, të cilët i mposhtën me golin e vonshëm të yllit të ri të Romës, Patrik Schick.
Çekia mposhti Sllovakinë 2-1 në Trnava të Sllovakisë, me golat që erdhën në pjesë të dytë të ndeshjes kur Michael Krmencik shënoi për epërsinë 0-1, e pas barazimit nga Marek Hamsik (62’) 1-1, ka qenë Patrik Schick që shënoi për fitore 1-2.
Me këtë fitore Çekia ka marrë tre pikët e para në grup dhe tashmë duke e lënë jashtë loje Sllovakinë, do të provojë të luftojë me Ukrainën për vend të parë në grup.