VIRGIL VAN DIJK
Synimi i Liverpoolit, bëhet edhe synim i Cityt
26 December, 2017 @10:13
Qendërmbrojtësi holandez i Southamptonit, Virgil Van Dijk, që gjatë tërë verës së fundit përfolej si mundësi për të kaluar te Liverpool, në janar mund të bëhet pjesë e liderit aktual të Premier Ligës, Manchester City.
Njoftimin e ka dhënë sot The Telegraph, duke bërë të ditur se lëndimi i John Stonesit, që pritet ta lë atë jashtë fushave për afro dy muaj, ka bërë që drejtuesit e ekipit të kaltër nga Manchesteri ta mendojnë opcionin Van Dijk (26 vjeç) për zëvendësim.
Çmimi që do të ofroj City për lojtarin e Southamptonit thuhet të jetë rreth 60 milionë funta.