GRUPI H: ANDORRA - SHQIPËRIA
Tri gola për fitoren e parë në grup!
25 March, 2019 @22:36
3 gola për 3 pikët e para në grupin eliminator drejt EURO2020 për Shqipërinë!
Në ndeshjen e parë pas shkarkimit të Panuccit, Kombëtarja Shqiptare në futboll ka arritur të shënojë fitore 0-3 në udhëtim te Andorra.
Armando Sadiku shënoi për 0-1, derisa dy golat e tjerë të Shqipërisë erdhën në minutat e fundit të ndeshjes, Bekim Balaj në të 88’ dhe Amir Abrashi në minutën e 6’ të kohës shtesë.
Golat e shënuara sonte ishin të parat për Shqipërinë pas 4 ndeshjeve zyrtare pa gol të shënuara, derisa për me golin e shënuar sot Armando Sadiku (12) kalon Hamdi Salihin (11) në listën e top golashënuesve në histori të Kombëtares Shqiptare.
E drejtuar nga Ervin Bulku, Shqipëria ishte më e mirë se Andorra përgjatë gjithë ndeshjes dhe e arriti 3 pikëshin e parë në grupin eliminator, 3 pikësh me të cilën Shqipëria ndodhet në vendin e tretë pas Francës dhe Turqisë, të cilat kanë pikë të plota pas 2 xhirove të para. Po aq pikë sa Shqipëria ka edhe Islanda, por golaverazhi i skandinavëve është më i dobët momentalisht.