CHELSEA
Tuchel konfirmon lëndimin e Kantes
29 August, 2021 @9:38
Trajneri gjerman i Chelseat Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori francez i ekipit N’Golo Kante është lënduar dhe për këtë nuk ka luajtur në pjesë të dytë në përballjen e djeshme ndaj Liverpoolit në Anfield Road.
Ndeshja përfundoi me barazim 1-1 [Salah 45p. - Havertz 22].
Tuchel këtë e shpjeguar në konferencën për shtyp pas neshjes së djeshme, ndërsa ka bërë të ditur se lëndimi ka ardhur pas një dueli me Sadio Manen.
“Ai është lënduar, ai duhej të dilte,” ka thënë ndër të tjera gjermani.
Përndryshe Chelsea dje nga penalltia pranoi golin e parë të stinorit në Premier Ligë dhe me lojën që po tregon po shihet si njëri ndër ekipet favorite për të fituar titullin e kampionit.
Në ndërkohë, serioziteti i lëndimit do të kuptohet në ditët në vijim, nëse Kante do të jetë në dispozicion të selektorit të Francës për përballjet e shtatorit.
E Chelsea do të jetë në aksion përsëri më 11 shtator në duel ndaj Aston Villës.