VUSHTRRIA 2-2 FLAMURTARI

Foto nga arkivi
Vushtrria e rënë, ndal Flamurtarin
3 July, 2020 @19:45
Vushtrria që në xhiron e kaluar edhe matematikisht ra nga elita e futbollit të Kosovës, sot ka bërë befasi duke fituar pikën e parë në futbollin post-pandemik, duke barazuar ndaj Flamurtarit 2-2 [Drilon Fazliu 11, Sie 41 - Arbnor Zeqiri 7, Torvioll Stullqaku].
Kjo ndeshje, që në bastoret e ndryshme botërore në fillim ka pasur koeficient 1.72 për fitoren e Flamurtarit dhe më pas ra në 1.14, sot para ndeshjes është larguar krejtësisht si mundësi për tu luajtur (xtip.de).
Mirëpo, i kthehemi ndeshjes dhe befasi tjetër është që të katër golat e takimit u shënuan në pjesë të parë, kur Arbnor Zeqiri i dha epërsinë e shpejtë kuqezinjëve mysafirë (7’) 0-1 duke goditur nga distanca, pasi që Adem Maliqi pasoi bukur.
Por shpejt Drilon Fazliu i vendasve barazoi duke shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtjes vendase 1-1 (11’).
Dy raste tjera të mira për Vushtrrinë me Baton Zabërxhën (12’) dhe Okonwon (17’), ndërsa Donat Hasanaj i Flamurtarit (14’) tentoi rrufeshëm por pasaktë.
Sidoqoftë, Flamurtari gjeti golin. Torvioll Stullqaku pas një kombinimi të mirë ekipor në fazën e sulmit, gjeti rrjetën e Marly Prince të Vushtrrisë për 1-2 (36’).
Dhe njëjtë, pa vonuar shumë Vushtrria barazoi me një gabim të portierit Ardit Nika në portën e Flamurtarit, kur senegalezi Sie qëlloi për 2-2 (41’).
Në pjesë të dytë u shënuan dy raste të mira për Flamurtarin me Stullqakun në formë (54’ dhe 60’). Gol s’kishte më. Kah fundi i ndeshjes, ndërprerje të shumta, si për shkak të kartonëve të verdhë ashtu edhe për shkak të ndërrimeve të lojtarëve, për përfundimtaren 2-2.
Në xhiron që vjen Flamurtari pret Dukagjinin ndërsa Vushtrria i shkon Trepçës’89.
GJILANI

17 January, 2021 @20:09
Skuadra e Gjilanit nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në Durrës, ku po qëndron në kuadër të fazës…
ANTALYA

17 January, 2021 @18:48
Në ndeshjen e parë kontrolluese të Llapit në Antalya, ishte edhe një mysafir i befasishëm i cili e përcolli nga…
MIQËSORE

17 January, 2021 @18:37
Skuadra e Llapit sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po qëndron në kuadër të…
MIQËSORE

17 January, 2021 @16:55
Përballja miqësore mes dy rivalëve lokalë, 2 Korrikut dhe Prishtinës, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit. Prishtina e mposhti…
MEDIA

15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit…