REPREZENTUESI I KOSOVËS
Ylldren Ibrahimaj me asistim në fitore
18 August, 2019 @21:57
Mesfushori që pritet të jetë armë e fortë e Kosovës në të ardhmen, Ylldren Ibrahimaj, ka asistuar në golin e parë të ekipit të tij sot, që shënoi fitore.
Viking ku luan Ibrahimaj mposhti Stromsgodsetin në elitën norvegjeze të futbollit bindshëm 4-0, ndërsa Ibrahimaj luajti 70 minuta në fitore për tu zëvendësuar nga Zymer Bytyqi.