FLAMURTARI 1-1 PRISHTINA

Derbi i kryeqytetit, Prishtina pa fitore
17 August, 2019 @19:13
Prishtina në pjesën më të madhe të ndeshjes dominoi, por rastet dhe opcionet për të qëlluar portën e Flamurtarit nuk u shfrytëzuan në pjesë të dytë, për të përfunduar 1-1 dueli i kryeqytetasve.
Flamurtari mori epërsinë me golin e Agron Bruqit, që shënoi golin e parë të stinorit 2019/20, duke tundur rrjetën e prishtinasve që në minutën e tretë të ndeshjes për 1-0.
Shpejt reagoi Prishtina, kur Ahmed Januzi (14’) shënoi për barazim 1-1, derisa rast kishin deri kah fundi i pjesës së parë edhe Ergyn Ahmeti, Gauthier Mankenda e Meriton Korenica.
Në pjesë të dytë bardhekaltërit përsëri tentuan për fitore, por ajo nuk erdhi. Rasti më i mirë i shkoi huq përforcimit të kësaj vere që erdhi nga Drenica. Kreshnik Uka qëlloi shtyllën e flamurtarasve, që nuk zgjodhi fituesin dhe në fund, ekipi i Artim Shaqirit Flamurtari shpëtoi me një pikë, duke barazuar ndaj atij të Mirel Josës, 1-1.