MBROJTËSI I KOSOVËS
Fidan Aliti siguron fitoren e Kalmarit
18 August, 2019 @17:14
Qendërmbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Fidan Aliti, ka shënuar sot golin e dytë të skuadrës së tij Kalmar, që ka mjaftuar për fitoren e skuadrës së tij ndaj AIK-ut, 1-2, si mysafir.
Aliti ka shënuar në minutën e 45 të takimit, për të avancuar ekipi i tij 0-2, ndërsa vendasit deri në fund vetëm kanë ulur epërsinë e mysafirëve, në përfundimtaren 1-2.