SUPERLIGA E KOSOVËS

Zabërxha ngrit Trepçën
17 November, 2012 @17:00
Sulmuesi i Trepçës, Enis Zabërxha, jo vetëm që ka shënuar golin e fitores në ndeshje ndaj Hajvalisë, por edhe ka ngritur përkohësisht ekipin e tij, Trepçën, në vendin e dytë të tabelës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit, në Prishtinë, ku i luan Hajvalia ndeshjet si vendas, ndërsa sulmuesi më i mirë i Superligës, Fillim Guraziu, nuk ka arritur që të shënojë për të nxjerrë së paku një pikë për ekipin e tij, që deri nesër mbetet në TOP 4-shen e Superligës.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Skenderaj, Drenica me anë të ish sulmuesit të Trepçës, Berat Hyseni, ka shkelur Lirinë e Prizrenit në derbin e fundit të tabelës për të marrë tre pikë të plota dhe të sigurta.
Hyseni ka shënuar të dyja golat për Drenicën, ndërsa prizrenasit e pafuqishëm tani janë të vetmuar në fund të tabelës. Drenica ka arritur fitoren e dytë në kampionat sot, pas 17 xhirove.
REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:
Hajvalia - Trepça 0-1 (Enis Zabërxha 30) Drenica - Liria 2-0 (Berat Hyseni 21, 28)