MIQËSORJA E NATËS

Foto: bild.de/via google
Zvicra turpërohet nga Katari
14 November, 2018 @22:43
Në duelin miqësor të zhvilluar sonte në kuadër të përgatitjeve të Zvicrës për përballjen vendimtare në Grupin 2 të Ligës A të Kombeve ndaj Belgjikës, Zvicra është mposhtur nga Katari modest, 0-1.
Goli i mysafirëve ka ardhur në minutën e 86-të të ndeshjes nga Akram Afif, që ka shënuar për fitoren befasuese të ekipit nga Azia.
Te Zvicra startues ka qenë Granit Xhaka, që ka luajtur një pjesë. Ndërsa në pjesë të dytë në lojë janë futur edhe Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti, por më kot, ekipi i Vladimir Petkovicit ka zhgënjyer në fund.