BASTORET

Foto: FFK
Malta-Kosova, çka thonë bastoret?
14 November, 2018 @22:27
Dueli i radhës për Kosovën në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Kombeve pritet të jetë jetik.
Të kaltërit e drejtuar nga Bernard Challandes nuk dinë për humbje në grup dhe janë liderë aty me 8 pikë, dy më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre, Azerbajxhani.
Në anën tjetër, Malta është e fundit në grup dhe nuk ka gjasa të shkojë mëtutje.
Për këtë, njëra ndër bastoret më me emër në botë, bet & win ka kuotuar Kosovën për fitore me 1.5, barazimin me 3.8 ndërsa fitoren e Maltës me 7.25, që e lë Kosovën në rolin e favoritit të plotë për këtë duel.
Kosova kishte mposhtur Maltën në Prishtinë me rezultat 3-1.