Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

18 March, 2022 @12:00

Para pushimit të kombëtarëve, që është i zakonshëm në fund të muajit mars, fundjava na sjell plot ndeshje të mira, përfshirë derbin e kryeqytetit italian si dhe El Clasico-n e famshme spanjolle.

1. Aston Villa - Arsenal (e shtunë, 13:30)

Një nga ndeshjet e pakta të Premier Ligës këtë fundjavë, pasi që plot skuadra luajnë në FA Cup dhe rrjedhimisht shumë takime janë shtyrë.

Duel mes dy trajnerëve që po bëjnë mjaft mirë me skuadrat e tyre.

Steven Gerrard bëri mirë te Rangers, e po bën mirë edhe te Aston Villa. Skuadra nga Birmingham ka krijuar stilin e saj të lojës, me mbrojtës të krahut që kanë për detyrë ta zgjerojnë fushën sa më shumë dhe me aksione të ndërtuara shpejt. Ardhja e Coutinhos në janar padyshim që ishte e qëlluar dhe nëse Barcelona nuk kërkon ndonjë shumë të madhe, Aston Villa sipas të gjitha gjasave do ta blejë lojtarin plotësisht gjatë verës.

Në anën tjetër, Arsenali, nga skuadrat që po luftojnë për atë pozitë, është favoriti kryesor për ta mbyllur sezonin në top-katër dhe nëse vazhdojnë të luajnë siç kanë luajtur në dy muajt e fundit, nuk do ta lëshojnë atë pozitë. Për këtë përmirësim tejet të dukshëm të skuadrës padyshim që më meritori është Mikel Arteta, që po bën punë të shkëlqyeshme.

Ndeshjet ndaj Aston Villës në Villa Park nuk kanë qenë kurrë të lehta për skuadrat e mëdha. Nuk do të jetë as kjo për Arsenalin.

 

2. Inter - Fiorentina (e shtunë, 18:00)

Rënia nga forma e Interit në muajt e fundit i ka bërë mirë luftës për titull në Serie A.

Zikaltërit nuk janë arratisur me titull herët, siç e kisha parashikuar, dhe tash e shohin veten në një pozitë ku të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për t´i fituar.

Pas barazimit ndaj Torinos xhiron e kaluar, barazimi i tretë për Interin në 5 xhirot e fundit, ndeshja e së shtunës ndaj Fiorentinës është bërë edhe më e detyrueshme për ta fituar.

Nëse flasim për Fiorentinën, kjo skuadër këtë sezon e ka mposhtur tri herë Atalantën (2 herë në ligë e një herë në kupë), e ka mposhtur Milanin në ligë, e e ka eliminuar Napolin nga kupa, rezultate që tregojnë se skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano nuk bën të nënvlerësohet.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë!

 

3. Monaco - PSG (e diel, 13:00)

Javën e kaluar në Francë pamë diçka që rrallë shihet në futboll. Pas eliminimit nga Reali në Champions League, në ndeshjen ndaj Bordeaux në ligë tifozët e Parisit fishkëllyen Messin dhe Neymarin pothuajse në çdo prekje që ata bënin. Se sa do të vazhdojë kjo nuk dihet, por padyshim nuk është diçka që shihet shpesh në futboll.

Gjithsesi, këtë të diel Parisi udhëton për të luajtur me Monacon, që disa vite më parë e kishte kundërshtar për titull, por këtë vit kjo ndeshje e gjen Monacon të renditur në vendin e tetë të Ligue 1, duke shpresuar në ngritje të formës në pjesën e mbetur të sezonit, për të arritur një pozitë që dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm. Pikërisht nga kjo garë Monaco u eliminua nga Braga në mesjavën që e lamë pas.

Këtë ligë, të vetmin trofe këtë sezon, Parisi do ta fitojë, por vera më pas do të jetë interesante. A do të qëndrojë Pochettino, a do të qëndrojnë Mbappe e Messi? Mbetet të shihet…

 

4. Roma - Lazio (e diel, 18:00)

Derbi i kryeqytetit të Italisë, që edhe një herë tjetër i gjen këto dy skuadra duke luftuar për pozita evropiane.

Lazio në mesjavë nuk kishte ndeshje, ndërkohë që Roma me shumë mund u kualifikua ndaj Vitesses, me ndeshjen që për pak po shkonte në vazhdime. Duke e njohur Mourinhon, padyshim që Roma do të tentojë me çdo kusht ta fitojë UEFA Conference Ligën.

Të dyja skuadrat po kalojnë një sezon pothuajse të ngjajshëm sa i përket jovazhdimësisë në rezultate, ndërkohë që Lazio shënon e pëson më shumë se Roma, që proporcionalisht shënon e pëson më pak.

Nuk besoj se do ta shohim ndonjërën prej tyre në Champions League sezonin tjetër, e ndonjërën prej tyre mund të mos e shohim as në Europa League. Kanë Atalantën shumë pranë vetes në renditje dhe për ta përfunduar sezonin mbi të duhet vazhdimësi në rezultate gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Ndeshja e parë mes tyre këtë sezon u luajt në shtator dhe përfundoi 3-2 për Lazion dhe ishte fort e mirë për t’u shikuar. Shpresojmë të jetë edhe kjo.

 

5. Real Madrid - Barcelona (e diel, 21:00)

Për shkak të udhëtimit të Barcelonës në Turqi të enjten, El Clasico i kësaj fundjave do të jetë ndeshja e fundit e fundjavës, para se të gjithë lojtarët të shpërndahen te kombëtaret e tyre për ndeshjet përkatëse të kombëtareve.

Si jo shpeshherë, ky El Clasico nuk i gjen këto dy skuadra duke luftuar për titull. Janë madrilenët ata të cilët prijnë bindshëm në Spanjë dhe vështirë se do ta lëshojnë nga dora titullin, të 35-tin në histori.

Në anën tjetër, Barcelona falë Xavit dhe afatit kalimtar të janarit mjaft të mirë, është përmirësuar dukshëm në pjesën e dytë të sezonit dhe duket se do ta gjejë një vend në top-katërshe, që është edhe synim i këtij sezoni në ligë.

Në ndërkohë, Barcelona në mesjavë triumfoi ndaj Galatasarayt në Stamboll dhe kaloi në çerekfinale të Europa Leagues, trofe për të cilin do të luftojë deri në fund.

Në të gjitha garat, Real Madridi i ka fituar 5 El Clasico-t e fundit, përderisa fitorja e fundit e Barcelonës në derbin më të madh spanjoll daton në mars të vitit 2019, kur Barcelona fitonte 0-1 në Bernabeu me golin e Rakitic.

Gjithashtu, për t’u përmendur para këtij takimi është fakti që skuadrat ndeshjen do ta zhvillojnë me fanella të veçanta. Real Madridi do të luajë me fanella të zeza, kurse Barcelona me të verdha (shih foton më poshtë).

Është El Clasico dhe nuk ka nevojë për shumë reklamë, padyshim që duhet të shikohet.

 


KOMPLETOHEN TË KUALIFIKUARIT

WestHam ndalë Sevillën, Eintracht Betisin

Europa League

WestHam ndalë Sevillën, Eintracht Betisin

18/03/22 @ 00:22

DUELET E ORËS 21:00

Abraham siguron ç‘finalen për Romën, Feyenoord bindës

Conference League/Europa League

Abraham siguron ç‘finalen për Romën, Feyenoord bindës

17/03/22 @ 23:04

FLASIN KLUBET

Kuptohen dy të ftuarit e parë te Kosova

Kosova/International

Kuptohen dy të ftuarit e parë te Kosova

17/03/22 @ 22:22

DUELET E ORËS 18:45

Leicester, Marseille, PSV e Bodo - vazhdojnë rrugën drejt Tiranës

Conference League/Europa League

Leicester, Marseille, PSV e Bodo - vazhdojnë rrugën drejt Tiranës

17/03/22 @ 21:39

DUELET E ORËS 18:45

Pedri e Auba çojnë Barçën në çerekfinale

Europa League

Pedri e Auba çojnë Barçën në çerekfinale

17/03/22 @ 20:51

BURKINA FASO

Burkina Faso publikon ftesat për ndeshje ndaj Kosovës

Kosova/International

Burkina Faso publikon ftesat për ndeshje ndaj Kosovës

17/03/22 @ 15:10

RAMIZ SADIKU 2-1 KEK

Ramiz Sadiku, gjysmëfinalist i fundit i Kupës

Kupa e Kosovës

Ramiz Sadiku, gjysmëfinalist i fundit i Kupës

17/03/22 @ 15:00

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League