BURNLEY - CITY
Aguero kthen Cityn në krye
26 November, 2016 @15:03
Në ndeshjen hapëse të xhiros së XIII në Premier League, ndërmjet Burnley dhe Manchester City, fituese doli skuadra e trajnerit Pep Guardiola, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 1-2.
Burnley edhe pse kaloi në epërsi përmes Dean Marneyt në minutën e 14’, City përmes yllit argjentinas Sergio Aguero, i cili shënoi dy gola (min. 37 dhe 60), triumfoi për t’u vendosur përkohësisht në krye të tabelës në Premier League me 30 pikë të tubuara.