RISI TE GUNNERS
Arsenal para zyrtarizimit të dyshes
9 July, 2018 @23:23
Skuadra e Arsenalit me trajnerin e ri Unai Emery është duke pritur në teste mjekësore dy futbollistë të ri.
Mesfushori i dalluar i Uruguajit, Lucas Torreira dhe ai i Francës U20, Matteo Guendouzi, pasi që të kryejnë testet mjekësore me skuadrën londineze, pritet të zyrtarizohen si lojtarë të ri të skuadrës.
Torreira [21 vjeç] pritet që t’i kushtojë 30 milionë euro Arsenalit, i cili deri tash ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A.
Ndërsa Guendouzi [19 vjeç] vjen nga Lorient i Francës si një talent i vlerësuar lartë.