URUGUAJANI NË ARSENAL
Arsenal zyrtarizon Torreiran
10 July, 2018 @16:50
Mesfushori i Uruguajit që deri tash ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A, Lucas Torreira, para pak çastesh është zyrtarizuar si lojtar i ri i Arsenalit.
“Kemi nënshkruar një lojtar të ri që është talent në këtë lojë. Mesfushor me cilësi të lartë, të cilin jam kënaqur duke e shikuar te Sampdoria për dy stinorët e kaluar dhe të gjithë e pamë se çka bëri me Uruguajin në Kampionatin Botëror,” ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery, gjatë zyrtarizimit të lojtarit.
Torreira 22 vjeç, ka nisur karrierën në Uruguaj me I. A. 18 Julio. Prej aty ka kaluar te Montevideo Wanderers, ndërsa në vitin 2013 kaloi në Itali, duke iu bashkuar Pescaras. Aty debutoi si 19 vjeç, në maj të vitit 2015. Sampdoria e bleu në korrik të atij viti, e huazoi te Pescara deri në fund të stinorit, prej kur u bë pjesë e xhenovezëve dhe kaloi dy stinorë të mrekullueshëm.
Lucas do të vesh fanellën me numër 11 te Arsenali.