ALEN HALILOVIC
Talenti kroat prezentohet te Milani
10 July, 2018 @15:46
Mesfushori kroat i cili ka qenë lojtar i lirë pasi që i skadoi kontrata me Hamburgun, Alen Halilovic, është lojtar i ri i Milanit.
Ai u prezentua sot si rossoner i ri, derisa në konferencë për shtyp ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e një ekipi të madh.
Halilovic 22 vjeç, ka pasur rrugëtim interesant në karrierë pasi që në moshë të re u largua nga Dinamo Zagreb.
Pas një periudhe te Barcelona, kaloi te Barcelona B, prej ku shkoi te Sporting Gijon, ku luajti tërë stinorin 2015/16.
Më pas, luajti gjysëm stinori te Hamburgu e prej aty kaloi 1.5 stinorë te Las Palmasi në La Liga ku shënoi dy gola përgjatë 20 ndeshjeve të zhvilluara aty.
Halilovic shihej si një super talent kur kaloi te Barcelona me 19 vjet.
“Kam qenë shumë i ri. Shkova në Barcelonë me 19 vjet. Vështirë është kur je i ri dhe nuk ke rastin për të luajtur. Tash me 22 vjet kam mbi 90 paraqitje në ligat më të forta evropiane dhe është koha e duhur për të bërë hap përpara në karrierë,” ka shpjeguar Halilovic sot në konferencë për shtyp duke u prezentuar si lojar i ri i Milanit.