SADAT PAJAZITI
As përafërt me ndeshjen e kaluar
27 October, 2018 @20:28
Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti, pas humbjes së thellë nga Prishtina sot, ka krahasuar lojën e ekipit të tij me atë të shkuarën.
Ai thjesht, nuk e ka njohur skuadrën e tij në fushë.
“Nëse kthehemi pak në të kaluarën edhe e shohim golat që kemi pranuar, jo vetëm me Prishtinën, të gjitha golat, janë të gjitha gola të evitueshëm, nuk janë diçka që kanë rrjedh prej ndonjë aksioni shumë të rrjedhshëm dhe s’ke ku i ikën. Dhe normal, sot nuk bëmë as përafërt ndeshje si me Feronikelin pavarësisht se ata luajtën shumë fortë, por ne zhvilluam ndeshje tjetër. Unë e kam potencuar shumë shpesh, nuk e kam pasur te komponimi i ekipit, unë si trajner nuk mund t’i jap për media të gjitha defektet se përse ne nuk po funksionojmë në maksimum mirë. Sepse, se po funksionojmë si ekip për ta mundur një Feronikel apo një Prishtinë. Sepse, sikur të luanim baras apo të humbnim me Feronikelin, nuk do të ishte sot ky Gjilan, por në momentin që ndoshta ne menduam që erdhëm te loja jonë, e në stërvitje ne luajmë 200% ndryshe, por loja është diçka tjetër. Dhe ky është rezultati ndoshta i ardhjes së shumë lojtarëve,” ka thënë Sadat Pajaziti pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.
Gjilani në xhiron e shkuar mposhti liderin Feronikeli si vendas, 1-0, ndërsa sot u mposht keq nga Prishtina, po si vendas, 0-3.