MIQËSORE

Barazimi i dytë në miqësoren e katërt
26 January, 2022 @16:28
Skuadra e Dukagjinit, fazën përgatitore për stinorin pranveror po e kalon në Antalia të Turqisë.
Sot e zhvilloi ndeshjen e katërt miqësore, ku barazoi 1-1 kundër skuadrës bullgare, Hebar.
Golin e Dukagjinit shënoi sulmuesi, Henry Chibueze.
Skuadra nga Klina, në ndeshjen e parë e kishte mposhtur skuadrën Yverdon Sport me rezultat 3-0, në ndeshjen e dytë u mposht nga skuadra Kisvarda me rezultat 2-0 dhe në ndeshjen e tretë barazoi 1-1 me Lokomotiva Sofian.