LIGA e PARË

Istogu rikthen ish-futbollistin
25 January, 2022 @18:03
Skuadra e Istogut, arriti marrëveshje me ish-futbolistin, Ardi Krasniqi.
Krasniqi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2022, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mesfushori defansiv, rikthehet te Isogu pas 18 muajve, derisa së fundit ishte pjesë e skuadrës, Dardania.
Istogu gjendet në pozitën shtatë me 16 pikë në Grupin A të Ligës së Parë.