LIGA e PARË

E treta skuadër brenda sezonit për trajnerin Visoka
26 January, 2022 @16:05
Trajneri, Megzon Visoka, është emëruar te skuadra e tretë brenda këtij sezoni.
Visoka arriti marrëveshjeve me skuadrën e Flamurtarit, që nuk do të jetë aventura e parë e tij te skuadra prishtinase.
Megzon Visoka në fillim të stinorit ishte pjesë e Ferizajit, më pas u kaloi te skuadra e Arbërisë, derisa Flamurtari do të jetë skuadra e tretë sezonit.
Flamurtari gjendet në pozitën e shtatë me 17 pikë në Grupin B të Ligës së parë.