Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË PAHARRUESHMET

Befasitë Evropiane - Çekia ‘96

Befasitë Evropiane - Çekia ‘96


Shkruan: Luan MORINA

28 May, 2016 @13:52

Deri në edicionit e vitit 1992, përfshirë këtë edicion, kampionati evropian ka pasur vetëm nga tetë kombëtare. Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë krijoi mbi 15 shtete të reja në kontinentin e vjetër që shtyri deri në zgjerimin e kësaj gare. Deri atëherë, befasitë në kampionate evropiane pothuajse nuk kanë ekzistuar. Kualifikimi i Irlandës më 1988, Rumanisë katër vite më parë, Greqisë më 1980 mund të veçohen si befasitë më të mëdha, të cilat kanë përfunduar me një paraqitje mesatare. Më parë, titullin e Çekosllovakisë në edicionet të ngjashme me Final-Four të këtyre ditëve, mund ta konsiderojmë si ngjarje më të papritur të kampionateve evropiane. Befasitë nisin në Suedi. Dhe atë falë politikës.

Çekia – 1996

Pas dy titujve radhazi të Spartës nga mëvetësia e Çekisë prej Sllovakisë, radhën e kishin rivalët e kryeqytetit për tu stolisur me titullin e më të mirit. Slavia nuk kishte lojtarë cilësor si Sparta, por të udhëhequr nga Karel Poborsky, Vladimir Smicer, Radek Bejbl, e Pavel Novotny, të qepurit kishin fituar titullin e parë të më të mirit të Çekisë para agjërimit 12 vjeçar. Latal, Berger, Kuka, e Nemec luanin në Gjermani, derisa tash i ndjeri Pavel Srnicek mbronte tek Newcastle. Ishin një ekip i angazhuar në kampionatin kombëtar me Pavel Nedvedin e Petr Kouban tek Sparta. Në krahasim me Gjermaninë, Italinë që vinte nga finalja e Botërorit në SHBA, dhe Rusinë që kishte ndoshta ekipin më të mirë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik e deri më tash, askush nuk i jepte shanse Çekisë për të kaluar grupet.

c

Ndeshja e parë kishte shkuar ashtu siç pritej – fitore e thjeshtë e Gjermanisë me dy gola të shënuar nga Ziege e Moller. Në ndeshjen e dytë, trajneri çek Dusan Uhrin kishte larguar Frydekin nga pozita e mesfushorit ofanziv duke kthyer Poborskyn nga sulmi e përkrah tij për të nisur Bergerin, të dy këta mbrapa Pavel Kukas. Pjesa tjetër e ekipit kishte mbetur e njëjta me Nedved që kishte hapur ndeshjen me gol të hershëm dhe Bejbl për të kryer punën e golave qysh pas pjesës së parë kundër nënkampionëve botëror të Italisë që vinin pa Roberto Baggion e golashënuesin më të mirë të Serie A, Giuseppe Signorin.

LEXO BEFASINË E EURO’92

Kjo ishte befasia e parë e çekëve të cilët tani duhej të fitonin pikë e Italia të mos fitonte kundër gjermanëve në ndeshjen e fundit. Edhe pse pritej që ndeshja Gjermania dhe Italia të ishte më interesante, ajo përfundoi pa gola pas një loje të mërzitshme. Ndërkohë, në të njëjtën kohë po luhej dhe nuk po transmetohej në kanalet lokale të asaj periudhe ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Çekisë. Më kujtohen llafet e komentatorit i cili tregonte se po ndodh një goleadë e vërtetë në Anfield derisa së bashku me të ne ishim të ngujuar për të parë zhgënjimin që sjellin kur takohen gjermanët dhe italianët. Goli i parë i çekëve kishte ardhur nga një emër që nuk pritej të shënonte – Jan Suchoparek kishte humbur mbrojtësin në ekzekutimin e kornerit, ngjashëm si Kuka çerek ore më vonë, veçse nga loja e hapur. Aleksandr Mostovoi që do të kalonte tetë vitet e radhës në Celta kishte nisur serinë e rusëve në pjesën e dytë për të kaluar në epërsi prej 3-2 me golin e bukur të Beschastnykh. Por, Vladimir Smicer me një gjuajtje që nuk do të duhej të paraqiste rrezik kishte barazuar dy minuta par fundit për të siguruar çerekfinalet.

c

Çerekfinalja kundër Portugalisë mund të thuret në një fjali të vetme – Karel Poborsky shmang Rui Costan, Oceanon, Paulo Sousan, Couton dhe me një gjuajtje parabole shënon njërin nga golat më të bukur në historinë e kampionateve evropiane. Portugalia po vinte me gjeneratën e dy-herë kampionëve të botës për të rinj që kishte Figon, Rui Costan, Pinton, Benton, Couton, e Sousan. Në gjysmëfinale radhën e kishte Franca. Të përzgjedhurit e Aime Jacquet kishin kaluar me penallti Holandën duke shënuar që nga Zidane deri tek Blanc, që të pestit. Ngjashëm ndodhi edhe pas 120 minutave në Old Trafford ku përsëri nuk huqin penalltitë as Djorkaeff, Lizarazu e Guerin. Edhe Lama edhe Kouba kishin nisur të nuhatnin ekzekutuesit, por çeku pasi për pak nuk arrin të ndal gjuajtjen e plogësht të Blanc në anën e tij të majtë, arrijnë ta ndal atë të Pedros. Kadlec vulosin serinë e të pagabueshmëve tek çekët. Befasia e këtij edicioni tashmë kishte ndodhur.

SHIKO: ORARI I NDESHJEVE PËR EURO 2016

Dhe ajo do të zgjaste deri në minutën e 70të të finales kur në lojë inkuadrohet Oliver Bierhoff. Çekët kishin nisur ndeshjen duke hezituar të sulmonin, për tu hapur vetëm në pjesën e dytë kur edhe arrijnë të shënojnë pas një kundërsulmi që ndalet me penallti. Pas pak kohe sulmuesi i Udineses barazon rezultatin, për të dëshmuar se sa banal ishte vendimi i golit të artë vetëm pesë minuta në vazhdime kur topi devijohet nga mbrojtësi, rrëshqet në duart e Koubas dhe me ndihmën e shtyllës përfundon në rrjet për ti dhënë fund edhe suksesit më të madh çek që nga pavarësimi.

c

Pas këtij suksesi, nisi largimi i lojtarëve më të mirë çek me Nedvedin drejt Lazios, Poborskyn në Manchester, Bejbl në Atletico, Berger që tashmë ishte në Dortmund tek Liverpool ku u bashkua me Smicerin tri vite pas kalimit të tij tek Lens. Dusan Uhrin pas dështimit që të kualifikohej në Francë u largua nga posti i trajnerit, derisa Çekia nuk arriti të përsërit atë sukses asnjëherë, dhe ashtu siç qëndrojnë punët, do të kalojnë edhe disa vite, ndoshta edhe dekada para se ti shohim në ndonjë finale të Evropiane.

 


EURO2016

Irlanda Veriore publikon skuadrën përfundimtare

UEFA Euro 2016

Irlanda Veriore publikon skuadrën përfundimtare

28/05/16 @ 13:25

PEJË

Besa ‘rrëmben’ treshen e Hajvalisë

FFK Superliga/Transfere

Besa ‘rrëmben’ treshen e Hajvalisë

28/05/16 @ 13:13

PARA DEBUTIMIT

Rivalët e Ferronikelit në Ligën e Kampionëve

FFK Superliga/Champions League

Rivalët e Ferronikelit në Ligën e Kampionëve

28/05/16 @ 13:08

FINALJA

Mbi 15 mijë shikues, spektakli i garantuar

FFK Superliga

Mbi 15 mijë shikues, spektakli i garantuar

28/05/16 @ 12:22

PËRFORCIMET VAZHDOJNË

Besa nuk ndalet

FFK Superliga/Transfere

Besa nuk ndalet

27/05/16 @ 23:59

MIQËSORE

Anglia vazhdon formën e mirë

International/UEFA Euro 2016

Anglia vazhdon formën e mirë

27/05/16 @ 22:36

PARA FINALES SË KUPËS

Pajaziti shpreson në fitore

FFK Superliga

Pajaziti shpreson në fitore

27/05/16 @ 22:05

PARA FINALES SË KUPËS

Triumfi na dërgon në Evropë

FFK Superliga

Triumfi na dërgon në Evropë

27/05/16 @ 21:59

MITROVICË

Largohet Pefqeli

FFK Superliga

Largohet Pefqeli

27/05/16 @ 18:28

ODISE ROSHI

Kemi harmoni, duam kualifikimin

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Kemi harmoni, duam kualifikimin

27/05/16 @ 15:55

TAULANT XHAKA

Nuk e kursej Granitin në ndërhyrje!

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Nuk e kursej Granitin në ndërhyrje!

27/05/16 @ 15:47

MAKINERIA BAYERN

Bayern fiton goleadën ndaj Manchester Unitedit

Champions League

Bayern fiton goleadën ndaj Manchester Unitedit

20/09/23 @ 23:11

EMËROHET TRAJNERI I RI

Vushtrria emëron trajnerin e ri

FFK Liga e parë/Transfere

Vushtrria emëron trajnerin e ri

20/09/23 @ 21:33

FITORE NË FRYMË TË FUNDIT

Bellingham vendos, Reali fiton në kohën shtesë

Champions League

Bellingham vendos, Reali fiton në kohën shtesë

20/09/23 @ 20:56

MARRIN KREUN E SUPERLIGËS U21

Liria U21, lidere e Superligës U21

FFK Superliga U21

Liria U21, lidere e Superligës U21

20/09/23 @ 19:34

REAGON EDHE FFK!

FFK e pakënaqur me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-së!

Kualifikimet për Evropian/Kosova/International

FFK e pakënaqur me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-së!

20/09/23 @ 19:25

FRIKA E FSHF-së!

FSHF me apel për tifozët, pas dënimit nga UEFA-ja!

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

FSHF me apel për tifozët, pas dënimit nga UEFA-ja!

20/09/23 @ 19:18

UEFA-ja DËNON

Shqipëria gjobitet dhe rrezikon tribunat prapa portave

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria/International

Shqipëria gjobitet dhe rrezikon tribunat prapa portave

20/09/23 @ 19:03

NJOFTIMI I MEDIAVE RUMUNE

Rumania mëson dënimin pas incidenteve në ndeshje ndaj Kosovës

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Rumania mëson dënimin pas incidenteve në ndeshje ndaj Kosovës

20/09/23 @ 17:04

POLONIA EMËRON SELEKTORIN E RI

Trajneri që mposhti Kosovën U21, merr drejtimin e Polonisë pas humbjes nga Shqipëria

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria/International/Transfere

Trajneri që mposhti Kosovën U21, merr drejtimin e Polonisë pas humbjes nga Shqipëria

20/09/23 @ 16:14

KROATI I TOTTENHAMIT

Ivan Perisic mbyll stinorin 23/24

Premier League

Ivan Perisic mbyll stinorin 23/24

20/09/23 @ 14:51


 
Të gjitha lajmet nga