CHAMPIONSHIP
Bersant Celina me Swansean, pastër në krye të tabelës
31 August, 2019 @19:39
Skuadra e Swansea Cityt ka shënuar fitore minimale sot ndaj Leeds Unitedit si mysafir, për të marrë kreun e tabelës në Championship.
Bersant Celina ka qenë për 90 minuta në lojë, ndërsa goli i fitores për ekipin e Swanseat erdhi nga Wayne Routledge në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore Swansea tash ka 16 pikë nga 6 ndeshje në Championship, prej të cilave 5 fitore e një barazim, me 2 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Charlton, duke e lënë Leedsin në vend të tretë, pasi që ia shkaktuan humbjen e parë të stinorit.