Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTET LIDERI

Besa arrin fitoren e dytë

E. Krasniqi

Besa arrin fitoren e dytë


27 October, 2012 @18:46

Besa e Pejës ka filluar ciklin e dytë të Superligës shumë mirë. Pejanët sot kanë mposhtur si vendas në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, nënkampionin aktual dhe liderin e Superligës, Trepçën 89.

Goli i fitores për pejanët ka ardhur në pjesën e parë të takimit nga Florent Qorraj. Kjo ka qenë fitorja e parë e pejanëve pas asaj të xhiros së pestë kur e kishin mposhtur Ferronikelin 2-1, që deri më sot ka qenë fitorja e vetme e ish kampionit të Kosovës. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në stadiumin e Flamurtarit “Xhemajl Ibishi”, Hajvalia ka mposhtur Drenicën gjithashtu me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi më i mirë i tyre, Fillim Guraziu, para përfundimit të pjesës së parë - minuta 43.

Guraziu përsëri shënon për fitore

Ish sulmuesi i Ballkanit të Suharekës, Guraziu, është edhe njëri ndër liderët e golashënuesve në kampionat, ndërsa me këtë gol vetëm se e ka përforcuar ekipin e tij në mesin e tabelës. Me këtë fitore Hajvalia ka kërcyer nga vendi i gjashtë në të katërtin.

REZULTATET E SOTSHME:

Besa - Trepça 89 1-0 Hajvalia - Drenica 1-0


 
Të gjitha lajmet nga