Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFERENCA E PLOTË

Challandes: Të motivuar për tu treguar

Challandes: Të motivuar për tu treguar


30 March, 2021 @19:35

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës ka thënë se Kosova do të dalë e motivuar në këtë ndeshje për shkak të rëndësisë së kundërshtarit dhe lojtarëve që ka përpara.

“Pas humbjes ndaj Suedisë, e dimë që nuk do të jetë lehtë as ndaj Spanjës,” ka thënë fillimisht Bernard Challandes.

“Do të jetë nder të luajmë ndaj një ekipi kaq të madh, do të jetë ndeshje e vështirë për ne,” ka shtuar ai.

Zvicerani më pas u pyet nga gazetari i Marcës se një selektor si Challandes me mjaft përvojë, si është ta drejtojë një ekip, ku shumica e lojtarëve kanë një të kaluar të vuajtur nga situata politike e së kaluarës.

TABELA dhe ORARI i NDESHJEVE

“Unë jam këtu për të menaxhuar një ekip të ri të futbollit. Djelmoshat janë shumë të motivuar. Jemi vend i ri i futbollit. Qëllimi ynë është progresi me ekip, ky ekip i Kosovës është këtu për tu rritur dhe për tu ndërtuar ekipi i së ardhmes,” ka qenë përgjigjja e 69-vjeçarit.

Më pas, pas replikës me menaxherin e kombëtares Bajram Shala, ka ardhur edhe pyetja e gazetarit të Asit, që ka qenë i interesuar të dijë nëse Challandes mendon se Luis Enrique do të përgatisë taktikë speciale për lojë ndaj Kosovës.

“I kam shikuar ndeshjet e Spanjës. Këtu jemi për rezultat të mirë, por për të arritur këtë duhet të shënojmë. Sa i përket Enriques, unë nuk mund të flasë për taktikat e tija, por e di që ai ka opcione plotë për të bërë në ndeshjen e nesërme. Unë jam duke menaxhuar Kosovën dhe problemi im i vetëm është të bëj këtë sa më mirë ndaj Spanjës nesër,” ka theksuar Challandes.

TABELA dhe ORARI i NDESHJEVE

Ndërsa gazetari i OndaSeras ka kërkuar të dijë stilin e lojës së Kosovës dhe pas qasjes së mediave iberike, a do të jenë lojtarët e Kosovës më të motivuar për përballje.

“Shikoni, unë jam menaxher i Kosovës dhe nuk flas për politikë. Jam trajner futbolli. Ne jemi Kosova dhe luajmë kundër Spanjës. Detyra ime është të përgatis lojtarët për këtë ndeshje. Nuk do të jetë lehtë. Por, do të mundohemi të gjejmë situata për të vënë Spanjën në vështirësi. Ne luajmë futboll ofanziv, sipas filozofisë që kemi. Por kësaj radhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje. Shpresojmë të shënojmë,” ka thënë Challandes.

Ndërsa në pyetjen e Digitalbit nëse qasja e mediave spanjolle është motivim shtesë për Kosovën, Challandes është treguar i drejtë.

“Ne natyrisht nuk jemi të kënaqur kur po shohim gjëra të tilla nga mediat spanjolle. Na jep natyrisht motivim. Por kjo gjë vjen edhe natyrshëm, pasi që duhet bërë lojë të madhe ndaj lojtarëve të mëdhenjë. Kjo është edhe sfidë e madhe,” ka thënë zvicerani, që me këtë përgjigje edhe ka përfunduar konferencën për shtyp, para se të ikte në stadium ku lojtarët po bëheshin gati për stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Spanjës.

Përballja Spanja-Kosova luhet nesër me fillim prej orës 20:45 në Sevillë.


YLLI POLAK

S’do të luaj ndaj PSG-së

Kualifikimet për Botëror/Champions League

S’do të luaj ndaj PSG-së

30/03/21 @ 18:31

NGA KONFERENCA

Menaxheri Shala kapet me gazetarin spanjoll, kërkon të përmendet emri i Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Menaxheri Shala kapet me gazetarin spanjoll, kërkon të përmendet emri i Kosovës

30/03/21 @ 18:30

NGA KONFERENCA

Vendimi për Valon Berishën, flet Challandes

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Vendimi për Valon Berishën, flet Challandes

30/03/21 @ 18:03

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani tregon pse Prishtina nuk arriti më shumë se barazim sot ndaj Gjilanit

FFK Superliga

Ramadani tregon pse Prishtina nuk arriti më shumë se barazim sot ndaj Gjilanit

30/03/21 @ 17:13

PRISHTINA - GJILANI

Koliçi shpëton penalltinë, Gjilani kthehet me pikë nga kryeqyteti

FFK Superliga

Koliçi shpëton penalltinë, Gjilani kthehet me pikë nga kryeqyteti

30/03/21 @ 16:40

LLAPI - WISLA

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League

FFK Superliga/Europa League

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League

18/07/24 @ 16:58

SHQIP NË BOTË

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg

International/Sportistë shqiptarë në botë

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg

18/07/24 @ 11:51

DALIN NË SHITJE BILETAT

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

Liga e Kombeve/Shqipëria

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

17/07/24 @ 12:40

AS PËR TË TRETËN HERË

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

FFK Superliga/Champions League

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

16/07/24 @ 19:16

FORMACIONET ZYRTARE

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

FFK Superliga/Champions League

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

16/07/24 @ 15:26

REKORD GOLASHËNUESI I FRANCËS

Edhe Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja

Evropiani/Serie A/Ligue 1/International/Transfere

Edhe Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja

16/07/24 @ 14:48

KYLIAN MBAPPE

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit

Champions League/Ligue 1/La Liga/Transfere

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit

16/07/24 @ 12:58

DUELI SOT

Ballkani gati për të shkruar historinë

FFK Superliga/Champions League

Ballkani gati për të shkruar historinë

16/07/24 @ 12:28

PAS EUROs

Gareth Southgate dorëhiqet nga detyra

Evropiani/Premier League/International/Transfere

Gareth Southgate dorëhiqet nga detyra

16/07/24 @ 11:04

SHA'MARKUS KENNEDY - LOJTAR I RI I KB. BORA

Bora shton edhe një të huaj në ekip

FBK Superliga/International/Transfere

Bora shton edhe një të huaj në ekip

15/07/24 @ 19:53


 
Të gjitha lajmet nga