CHELSEA 2-0 NEWCASTLE

Foto: premierleague.com
Chelsea po kthehet, e katërta me radhë për TOP 4
15 February, 2021 @23:01
Chelsea ka arritur të shënojë fitoren e katërt me radhë në Premier Ligë dhe të pestën me radhë në të gjitha garat, duke e mposhtur sonte Newcastle Unitedin 2-0 [Giroud 31, ëerner 39].
Golat e londinezëve erdhën në pjesë të parë të ndeshjes, për t’i dhënë fund dilemave të fituesit. Ndërsa fakti që gjermani Timo Werner iu kthye golave, i jep motiv shtesë ekipit.
Werner luajti edhe rol kryesor në krijimin e rastit për golin e parë, të cilën e shënoi Olivier Giroud, që kishte hyrë në lojën e 100-të të tij të Premier Ligës si zëvendësues i hershëm, pasi që Tammy Abraham u lëndua.
Me fitore, Chelsea u fut në TOP 4, për të rrëzuar poshtë West Ham Unitedin dhe Liverpoolin, që tash është i gjashti në renditje.