SHQIP në BOTË

Cikalleshi hesht, barazon me skuadrën e Vocës
7 April, 2021 @18:16
Konyaspori ka barazuar 1-1 me Ankaragucun.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është njëri ndër lojtarët më në formë te Konyaspori, por në këtë ndeshje nuk shënoi.
Ai luajti 75 minuta dhe u zëvendësua me Erdon Dacin. Në minutën e 89’, hyri në fushë edhe Zymer Bytyqi për Konyasporin.
Në anën tjetër, mesfushori i përfaqëueses së Kosovës, Idriz Voca, u inkuadrua në lojë në minutën e 83’, derisa Endri Cekiçi luajti 83’ minuta.
Konyaspori me 40 pikë gjendet në pozitën e 11, kurse Ankaragucu me 33 pikë në pozitën e 15 në Suerligën Turke.