MALLORCA 0-2 ATLETICO MADRID

Diego Costa e Joao Felix kthejnë Atleticon te fitorja
25 September, 2019 @21:02
Atletico Madrid pas tre ndeshjeve pa fitore radhazi në të gjitha garat, i është rikthyer asaj.
Kanë qenë Diego Costa dhe Joao Felix që kanë shënuar për fitoren e rojiblancove në përballje ndaj Mallorcas sot, derisa Alvaro Morata që zëvendësoi Costan në minutën e 69 të ndeshjes, u skuq me dy të verdha pas vetëm 8 minutash lojë.
Me këtë fitore, Atletico Madrid merr kreun e klasifikimit, derisa të kuptohen rezultatet e ndeshjeve tjera që luhen sonte në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas.