CHAMPIONS LEAGUE FINAL VENUES

Foto: uefa.com
UEFA cakton stadiumet nikoqire për finalet e Ligës së Kampionëve
24 September, 2019 @20:10
Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së sot në Ljubljanë të Sllovenisë, është marrë Vendimi përfundimar për stadiumet nikoqire të finaleve të Ligës së Kampionëve për vitet në vijim.
Kështu, finalja e vitit 2021 do të mbahet në stadiumin e Zenitit, Saint Petersburg Stadium, në Shën Petersburg të Rusisë.
Finalja e vitit 2022 do të luhet në Football Arena Munich, të Mynihut të Gjermanisë.
Ndërsa ajo e vitit 2023 do të luhet në Wembley‘n legjendar të Londrës në Angli.