NATIONS LEAGUE

Kosova në Ligën C, ndërrohet formati i Ligës së Kombeve
24 September, 2019 @20:38
UEFA-ja ka bërë gati listën e skuadrave të ndara në ligat përkatëse për Ligën e Kombeve 2020/21, me pak rregullime në formatin e garës.
Struktura e Ligës së re të Kombeve është bërë duke futur 16 ekipe në një ligë (A, B dhe C) ndërsa kanë mbetur vetëm 7 përfaqësuese në Ligën D.
Kosova do të bëj pjesë në Ligën C, sikurse edhe Shqipëria, ndërsa shorti për ndarjen e skuadrave në grupe sipas ligës përkatëse do të hidhet në Amsterdam më 3 mars 2020.
Kosova fitoi grupin e saj në Ligën D dhe meritueshëm kaloi në Ligën C, por pas vendimit të UEFA-së për ndërrim të formatit, në Ligën C kanë kaluar edhe skuadrat që kanë përfunduar mëposhtë se Kosova në Ligën D gjatë vitit të kaluar.
Ekipet do të ndahet në 4 grupe në një ligë me nga 4 përfaqësuese. Kalendari i garave është paraparë për këto data:
Shorti për të ndarë reprezentacionet nëpër grupe sipas ligave, 3 mars 2020, në Amsterdam.
Xhiroja e parë: 3-5 shtator 2020
Xhiroja e dytë: 6-8 shtator 2020
Xhiroja e tretë: 8-10 tetor 2020
Xhiroja e katërt: 11-13 tetor 2020
Xhiroja e pestë: 12-14 nëntor 2020
Xhiroja e gjashtë: 15-17 nëntor 2020
Finalet e fituesve të Ligës A: 2-6 qershor 2021.