BILD

Nëse s’mbron Neuer, s’japim lojtarë për reprezentacion
25 September, 2019 @15:02
Kreu i Bayern Munichut, Uli Höness ka deklaruar se klubi nuk do të dërgojë asnjë lojtar në kombëtare gjermane nëse Manuel Neuer nuk do të luaj.
Pozita e portierit të Bayernit në kombëtare është nën konkurrencën e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
Höness ka paralajmëruar Joachim Löwin se largimi i Neuerit do të sjell pasoja të rënda.
“Ne kurrë nuk do ta pranonim që Ter Stegen të zëvendësojë Neuerin. Nëse Bayerni informohet për ndonjë ndryshim, ne nuk do të dërgojmë më lojtarë në ekipin kombëtar,” - ka thën ai për Sport Bild.
Neuer më parë vlerësohej si një nga portierët më të mirë në botë, por forma e tij ka rënë viteve të fundit pas një lëndimi.
Ndërsa në anën tjetër Ter Stegen është nominuar si një nga tre portierët më të mirë të FIFA-s.