Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Dueli Messi-Falcao

REUTERS/Susana Vera

Dueli Messi-Falcao


11 December, 2012 @9:30

Në fundjavë, Atletico Madrid udhëton drejt stadiumit të frikshëm Camp Nou për t’u përballur me të pandalshmit këtë stinor, Barcelonën. Të dyja skuadrat kanë bërë gati ‘municionet’ e tyre ‘vdekjeprurëse’: kolumbiani Falcao vjen pas një golade pesëshe kundër Deportivos, dhe argjentinasi Messi vjen pas një thyerje rekordi historik golash të Mullerit.

Përballja e La Ligës premton një sfidë që do na mbajë në këmbë gjatë gjithë kohës. Barcelona momentalisht kryeson tabelën me plot 43 pikë, me 14 fitore dhe vetëm me një barazim kundër Realit. Atletico në anën tjetër do të përpiqet të ngushtojë diferencën me vëndin e parë, dhe ka 37 pikë.

Sulmuesi Kolumbian ka shënuar 16 gola, dhe do të kërkojë hakmarrjen e stinorit të kaluar, ku Barcelona fitonte në Camp Nou kundër Atleticos 5 me 0. Messi në anën tjetër ka plot 22 gola. Me 38 gola midis tyre, Messi dhe Falcao kanë më shumë gola se e gjithë skuadra e Realit të Madridit, e cila ka 37 gola të shënuara deri më tani.

ORARI:

21:00 E diel/ Barcelona - At. Madrid


 
Të gjitha lajmet nga