I LINDUR NË KOSOVË
Emër i ri për Shqipërinë, merr ftesën nga Panucci
13 November, 2018 @15:26
Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e rradhës që do të zhvillojmë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do të grumbullohet sulmuesi Egli Kaja.
Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do ti bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci ditën e nesërme për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Borici” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00.
Kaja 21 vjeç është i lindur në Prelez, Ferizaj, të Kosovës dhe këtë stinor ka kaluar 247 minuta në 6 ndeshje me Livingstonin në elitë të Skocisë.