KUQEZI
Festa e Drenicës
1 June, 2016 @18:42
Futbollistët kuqezi të Drenicës, të drejtuar nga trajneri Fadil Rama, kanë arritur të sigurojnë edhe një stinor në Superligë sot pasi që mposhtën Dukagjinin e Klinës në ndeshjen e barazhit, 2-1.
Ovacione dhe piroteknikë ka pasur pas përfundimit të takimit sot në Mitrovicë (ndeshja e barazhit zhvillohet në terren neutral) nga tifozët të cilët kanë festuar bashkë me lojtarët mbetjen në Superligë.