SHPRESA PËR SUPERLIGË
Flamurtari e Dukagjini në barazh
21 May, 2016 @17:54
Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës dhe Dukagjinit të Klinës nesër do të qëndrojnë para televizorit për të shikuar kundërshtarët potencial të barazhit për Superligë.
Dy skuadrat në fjalë kanë përfunduar në pozitën e tretë dhe të katërt të Ligës së Parë dhe tashmë presin kundërshtarët e tyre të barazhit.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Flamurtari ka përfunduar në pozitën e tretë me 58 pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini në pozitën e katërt me 56 pikë të tubuara.
Flamurtari do të luajë ndeshjen e barazhit me ekipin që përfundon në pozitën e dhjetë të Superligës, ndërsa Dukagjini me vendin e nëntë.