DFB POKAL
Gol & asist nga Rashica ndaj Bayernit të madh
24 April, 2019 @22:42
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka pasur një paraqitje fenomenale në përballje ndaj gjigandit gjerman, Bayern Munchen, sonte, por kjo nuk i ka mjaftuar ekipit të tij për të arritur finalen e Kupës së Gjermanisë.
Pas epërsisë 0-2 të Bayernit, Rashica asistoi për Osakon që shënoi për 1-2 dhe në sulmin tjetër shënoi për të barazuar 2-2.
E 10 minuta para fundit të ndeshjes ka qenë Bayern që përmes një penalltie siguroi finalen, kur Robert Lewandowski shënoi për përfundimtaren 2-3 në të mirë të bavarezëve, që në finale të Kupës do të takohen me Leipzigun.
Përndryshe, performanca fenomenale e Rashicës ndaj Bayernit do të mbahet mend gjatë, duke arritur që prej 0-2 brenda 2 minutave të barazojë në 2-2.