SUPERLIGA TURKE
Vedat Muriqi në 11-shen e javës
24 April, 2019 @13:51
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të xhiros së kaluar të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi i Rizespor, Muriqi, shënoi gol në përballje me liderin e Superligës, Istanbul Basaksehir, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij në ndeshjen që përfundoi 1-1.
Muriqi 25 vjeç në 11-shen e javës nga BeIn Sports e Turqisë në formacionin 4-4-2 është partner i sulmit me Burak Yilmazin e Besiktasit, si më të mirët e javës.
Përndryshe, prizrenasi ka shënuar 13 gola këtë sezonë në elitën e futbollit turk dhe është i treti në listën e golashënuesve të ligës pas Mbaye Diagnes së Galatasarayit (28) dhe Burak Yilmazit të Besiktasit (14).