MEDIA
Muriqi, më i miri i xhiros
24 April, 2019 @14:07
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XXIX të Superligës turke nga portali Misli i Turqisë.
Sulmuesi 25 vjeç i Rizesporit ka marrë më së shumti vota nga adhuruesit e kësaj faqeje dhe ka rezultuar si më i miri i xhiros, bën të ditur Misli.
Përndryshe, prizrenasi ka shënuar 13 gola këtë sezonë në elitën e futbollit turk dhe është i treti në listën e golashënuesve të ligës pas Mbaye Diagnes së Galatasarayit (28) dhe Burak Yilmazit të Besiktasit (14).