Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR. 10 @ EURO2016

Historike dhe mbresëlënëse

Historike dhe mbresëlënëse


Shkruan: Luan MORINA

20 June, 2016 @8:35

E PARA

Më në fund erdhi goli që e prisnim të gjithë. Fitorja e parë në një garë ndërkombëtare. Fitorja e Shqipërisë. Fitorja jonë! As fitorja e Italisë, as e Gjermanisë, Anglisë, Spanjës, Francës! Fitorja e Shqipërisë. Kombëtares tonë! Çfarë kënaqësie!

Dhe nuk dështuam në fund! Me pak angazhim ndoshta do të mund të shënonim edhe më shumë. Por, edhe kaq na mjaftojnë për fitoren e parë! A na mjaftojnë për të kaluar rrethin tjetër mbetet të shihet, por për momentin nuk ja vlen të shpërqendrohemi në atë mesele. Të festojmë, të kënaqemi në këtë moment. Të shijojmë ato fotografi historike e ato video me komentime jo vetëm shqip. Mbrëmë është shkruar edhe një faqe tjetër e historisë. Le të ketë sa më shumë qershora si ky.

s

Loja ishte ajo çfarë kishte planifikuar Di Biassi – fitore, qoftë edhe minimale. Fitore për shtatë milionë shqiptarë, për ata 23 lojtarë, e dhjetëra mijëra fansa. Fitore! Më pas le të bëhet çfarë të bëhet.

Memushaj ishte i mrekullueshëm, mbrojtja ishte në nivel. Mesfusha e krahët solid. Pak kanë rëndësi këto tashti, por për hire të serisë së artikujve të prekim pak edhe këtë pjesë të futbollit. Ishim me fat në disa raste, jepnim faulle të lehtë, mirëpo edhe fitonim faulle në pozita të duhura në fushë, dhe mbi të gjitha në momentet e duhura. Po më pëlqejnë jashtëzakonisht skemat e ekzekutimit të topave të ndërprerë, qoftë kornerë apo gjuajtje të lira. Goxha inteligjent Di Biassi.

KJO KOMBËTARE KA ARRITUR SHUMË. TEPËR SHUMË!

Se si duhet të vijojnë ditët e ardhshme për të vazhduar më tutje ne mund ta lexoni këtu.
Por, ajo çfarë vlen të përmendet është që për këto tri ndeshje i kemi dhënë termit shqiptar një kuptim krejt ndryshe nga ai që është përmendur më parë në mediat perëndimore. Fansa simpatik dhe të edukuar, të dashuruar në kombëtaren e tyre. Kombëtare që lufton deri në pikën e fundit dhe jep maksimalen, luan me shpirt. Kemi qenë të përkryer, kemi larë mëkatet që kanë bërë të korruptuarit politik, dhe kriminelët tjerë në Perëndim.

t

Tashti duhet të vazhdojmë këtë mision. Ne, populli.

Pa marr parasysh a vazhdojmë tutje a jo, ky kampionat ka qenë sukses në çdo aspekt. Duhet të jemi krenar me krejt të përfshirit, lojtarë, shtab teknik, fansa. Të panjollosur.

TË TJERËT

Ndërkohë francezët kanë dominuar me një Pogba krejt më ndryshe. Ka qenë ekip i përzier në mesfushë e sulm, por jo me një shfaqje kampioni. Zviceranët nuk janë ata çfarë kam pritur. Ka shumëçka që nuk shkon aty.

Do të jetë interesante të shohim se si do të reagojnë uellsianët pas asaj humbjeje nga anglezët. Rusët nuk kanë çfarë të humbasin dhe do të luajnë futboll të hapur, diçka që do ta vë në siklet Uellsin. Kundërsulmet do të mbeten arma kryesore, dhe aty këtu ndonjë gjuajtje e lirë. Kjo mund të mos mjaftoj.

s

Anglia duhet të mposht sllovakët thellë. Për neve me nja tre gola diferencë. Nëse nuk nis Vardy por Steerling atëherë pak e mundshme do të jetë kjo. Do të doja të shihja dy golashënuesit më të mirë të Premier League në tandem. Llallana është humbje hapësire. Ngjashëm si Raheem. Ka nevojë për ndryshime. Dier e Alli do të luanin edhe më mirë sikur të kishin dikë të mbante topin më shumë në sulm, përfshirë edhe Rooney. Le të ja bëjnë si t’ja bëjnë ne të fitojnë me tre gola diferencë.


SHPËRBLIME PËR FITOREN

Premitë e kuqezinjëve

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Premitë e kuqezinjëve

20/06/16 @ 01:01

EUROSPORT

Vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes

20/06/16 @ 00:31

SHQIPËRIA

Kush, sa vrapoi?

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Kush, sa vrapoi?

20/06/16 @ 00:23

IORDANESCU

40’000 tifozë u dhanë zemër atyre

UEFA Euro 2016

40’000 tifozë u dhanë zemër atyre

20/06/16 @ 00:13

KALKULIME

Si kualifikohet Shqipëria?

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Si kualifikohet Shqipëria?

20/06/16 @ 00:13

STATISTIKA

Xhaka, më shumë se Pogba e Cabaye bashkë

UEFA Euro 2016

Xhaka, më shumë se Pogba e Cabaye bashkë

19/06/16 @ 23:46

DE BIASI

Dhuratë për lojtarët

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Dhuratë për lojtarët

19/06/16 @ 23:39

MAVRAJ

Fitore 10 milionëshe

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Fitore 10 milionëshe

19/06/16 @ 23:19

SADIKU

Flet golashënuesi historik

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Flet golashënuesi historik

19/06/16 @ 23:04

GRUPI A

Pa gola për kualifikim të dyanshëm

UEFA Euro 2016

Pa gola për kualifikim të dyanshëm

19/06/16 @ 22:56

KAMPIONI MBETET PA TRAJNER

Edi Martini dorëhiqet, Teuta në kërkim të trajnerit

FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Edi Martini dorëhiqet, Teuta në kërkim të trajnerit

27/11/21 @ 12:05

FORMACIONET STARTUESE

Ulpiana-Prishtina, 11-shet startuese

FFK Superliga

Ulpiana-Prishtina, 11-shet startuese

27/11/21 @ 11:41

PARA DERBIT

Llapi po e kërkon motivin shtesë për derbi

FFK Superliga

Llapi po e kërkon motivin shtesë për derbi

27/11/21 @ 09:50

DUELI I DITËS

Ulpiana kërkon rezultat ndaj Prishtinës

FFK Superliga

Ulpiana kërkon rezultat ndaj Prishtinës

27/11/21 @ 09:24

BARCELONA

Për të mos rënë mëposhtë, fitorja patjetër

La Liga

Për të mos rënë mëposhtë, fitorja patjetër

27/11/21 @ 09:08

PODUJEVË

Llapi gjobitet 1 mijë euro për shkak të piroteknikës

FFK Superliga

Llapi gjobitet 1 mijë euro për shkak të piroteknikës

27/11/21 @ 08:44

ISTOGU - FERONIKELI

Ndeshje rekordesh për Istogun

FBK Liga e Parë

Ndeshje rekordesh për Istogun

26/11/21 @ 22:10

DARDANËT - PRISHTINA E RE

Dardanët në formë, e katërta me radhë

FBK Liga e Parë

Dardanët në formë, e katërta me radhë

26/11/21 @ 21:39

VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA

Vazhdon seria perfekte

FBK Liga e Parë

Vazhdon seria perfekte

26/11/21 @ 21:24

KBF PRISHTINA - KBF VËLLAZNIMI

E teta rresht për KBF Prishtinën

FBK Liga e Femrave

E teta rresht për KBF Prishtinën

26/11/21 @ 20:25


 
Të gjitha lajmet nga