ARSENAL - CITY
Kampioni me fitore ndaj Emeryt debutues
12 August, 2018 @19:56
Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shënuar fitore në përballjen e parë të stinorit të ri, duke e mposhtur Arsenalin në Emirates 0-2, përmes golave të ardhur nga Raheem Sterling dhe Bernardo Silva.
Të dyja golat erdhën pas asistimit të Benjamin Mendyt, ndërsa Arsenali për herë të parë doli në fushë pa komandën e Arsene Wengerit në ndeshje zyrtare, që prej vitit 1996!
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUEs
Ekipi i Arsenalit, tash në drejtim të Unai Emeryt kishte rastet e veta, por Pierre Emerick Aubameyang dhe Alex Lacazette dështuan të gjejnë kornizën e portës.
Në anën tjetër, ekipi kampioni i Pep Guardiolës duket të jetë tepër i vështirë për tu mposhtur edhe këtë stinor, pasi që loja e mirë e treguar sot, triumfi në ndeshjen e Community Shield ndaj Chelseat në javën e shkuar - treguan shumë për cilësinë aktuale të të kaltërve të Manchesterit.