SUPERKUPA E KOSOVËS 2018
Referi i FIFAs ndan drejtësinë në Superkupë
11 August, 2018 @19:31
Superkupa e Kosovës do të kërkojë fituesin e saj në përballjen ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të hënën në “Fadil Vokrri”.
Ndërsa, sporti në KTV ka bërë të ditur sonte se referi kryesor i ndeshjes do të jetë referi kosovar me licencë të FIFAs, Genc Nuza, për të cilin janë pajtuar të dyja klubet.
Nuza do të asistohet edhe nga ndihmësit e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa refer i katërt i ndeshjes së 13 gushtit që nis në ora 20:00 nën dritën e reflektorëve të rinj, do të jetë Bujar Kosumi.
Drita është kampione e Kosovës, ndërsa Prishtina, fituese e Kupës.