DRITA - KEK
Kampionia e nis bindshëm
19 August, 2018 @18:50
Kampionia e Kosovës, Drita, ka nisur bindshëm stinorin e ri të Superligës, duke e mposhtur në shtëpi KEK-un sot në Gjilan 3-0.
Futbollistët e drejtuar nga Bekim Isufi kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes për të arritur te goli në minutën e 22-të të takimit, kur Endrit Krasniqi shënoi për 1-0.
Dominimi i gjilanasve ndaj të rikthyerve në Superligë, KEK-ut, vazhdoi edhe në pjesë të dytë, kur pas asistimit të Liridon Lecit shënoi Betim Haxhimusa për 2-0 (66’) ndërsa tetë minuta më vonë, Endrit Krasniqi me gol të bukur shoi edhe shpresat e mysafirëve më optimist në këtë takim, kur e bëri 3-0 (74’).
Fidan Gërbeshi prej penalltisë (79’) u përkujdes për 4-0. E Haxhimusa shënoi golin e tij të dytë të ditës, 5 minuta para fundit të ndeshjes për 5-0.
Drita kështu e nis Superligën me tre pikë të para në përballjen e parë, ndërsa KEK-u do të duhet të kërkojë pikët e para në xhirot që vjen.
Xhiron tjetër, Drita është përsëri vendase dhe pret Flamurtarin e Prishtinës në shtëpi, derisa KEK-u luan me një ekip tjetër të Gjilanit në “Agron Rama” të Obliqit, ndaj KF Gjilanit.
11-shet startuese:
DRITA | Bakaj, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Shaqiri, Krasniqi, Xh.Shabani, Livoreka, Haxhimusa. Kryetrajner: Bekim Isufi | ||
KEK | Nika, Rakovica, Govori, Vitija, Krasniqi, Grajqevci, Berisha, Nimani, Preniqi, Veliu, Stullqaku. Kryetrajner: Enis Nasufi |