GENNARO GATTUSO
Koha për largim
30 April, 2019 @12:59
Katër xhirot e fundit, janë katër mundësitë e fundit për ish mesfushorin tash trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso.
A do të arrijë Milan sigurimin e një bilete për kualifikueset e Ligës së Kampionëve?
Rivalët: Bologna në shtëpi, Fiorentina jashtë, Frosinone në shtëpi dhe stinori përfundon në mysafirllëk ndaj Spalit.
Ballina e Gazzetta dello Sportit sot ka dalë me emër të trajnerit të ri të Milanit. Ai pritet të jetë Eusebio di Francesco, ish trajner i Romës.
“Ekipi pëlqen përafrimin e tij te lojtarët, i jep rëndësi mënyrës së menaxhimit të tij me futbollistët e rinj dhe ka stilin unik të lojës,” shkruan GdS sot, që ka vendosur në ballinë Di Francescon dhe Gattuson në përpjekje për të shpëtuar stinorin.
Njëjtë, është thënë se Maurizio Sarri nuk po konsiderohet nga kryesia rossonere, ndërsa është duke u ndjekur nga afër Gian Piero Gasperini që po bën mrekulli me ekipin e Atalantës në Serie A.
E Gattuso, s’pritet të shpëtojë pas përfundimit të këtij stinori.