Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Kur shqiptarët fitonin (1)

Kur shqiptarët fitonin (1)


Shkruan: Luan MORINA

27 March, 2020 @9:31

Kualifikimi për Euro2016 mund të duket sikur suksesi i vetëm i Shqipërisë në futboll, por nuk është i vetmi. Është suksesi më i madh, por jo i vetmi!

Loro Boriçi ishte kapiteni i parë i përfaqësueses së Shqipërisë në futboll. Me shtatë vite me shiritin e liderit, legjenda e futbollit tonë mbanë primatin për kapitenin më kohëgjatë – shtatë vite të plota. Dhe gjatë viteve të tija, Shqipëria kishte arritur majat e futbollit.

Të kemi parasysh që gjatë kohës së tij, Shqipëria nuk ishte pjesëmarrëse në kualifikimet e për Kupën e Botës. Kishin kaluar shtatë vite nga pensionimi i tij, kur Shqipëria po merrte pjesë në kualifikimet për Evropian, e edhe më vonë në Botëror.

Në majën e karrierës së tij, si 24 vjeçar, Boriçi do të udhëhiqte Shqipërinë drejt titullit të Kampionit Ballkanik, në vitin 1946. Dhe atë kundër ekipeve tjera jo të lehta për t’u kaluar – Jugosllavia, Bullgaria, e Rumania.

loro borici

Pas fitores në ndeshjen e parë në histori të Shqipërisë, kundër Malit të Zi, Boriçi dhe ekipi u përballën me Jugosllavinë e Stjepan Bobekut.

Derisa Shqipëria po zhvillonte vetëm ndeshjen e dytë si ekip futbolli, për jugosllavët të cilët kishin qenë pjesëmarrës të Kupës së Botës, Lojërave Olimpike, e Kampionateve Ballkanike, ishte kjo ndeshja 112 në histori!

Rezultati pas pjesë së parë ishte 2-0 për Shqipërinë, ku kishin shënuar Pal Mirashi dhe Qamil Teliti, në minutat 6’ dhe 8’, para 20 mijë vetave, në Stadiumin Kombëtar ¨Qemal Stafa¨. Por, përvoja e bëri të veten, dhe jugosllavët përmbysën rezultatin me fillimin e pjesës së dytë duke shënuar tri herë (49’, 52’, 57’).

Loro Boriçi ishte larguar për shkak të lëndimit në fund të pjesës së parë, për t’u zëvendësuar nga Bahri Kavaja.

Në një turne prej katër ekipeve ku secili luante me secilin, dy ditë më vonë, më 9 tetor 1946, Shqipëria do të ndeshej me bullgarët të cilët kishin kaluar herët në epërsi. Loro Boriçi do të kthente rezultatin me dy golat e tij, për të vulosur fatin e ndeshjes më pas Pal Mirashi. Bullgaria binte me rezultat 3-1.

loro borici

E diel, 13 tetor 1946: Bozhin Laskov shënon për Bullgarinë në minutën e 88’, duke i dhënë rezultatin final ndeshjes, 2-1 për Jugosllavinë.

Qamil Teliti shënon në minutën e 55-të për Shqipërinë, dhe bie Rumania 1-0. Bie Rumania, e cila kishte mposhtur Jugosllavinë 2-1, dy ditë më parë.

Të barazuar me pikë në krye, nga katër, Shqipëria dhe Jugosllavia do të ndaheshin nga golaverazhi. Shqipëria kishte shënuar 6, po aq sa Jugosllavia. Kishte pranuar 4, një më pak se Jugosllavia.

Një gol ishte dallimi që e bënte Shqipërinë kampione të Ballkanit pas vetëm 4 ndeshjesh zyrtare, kundër Jugosllavisë (104 ndeshje), Rumanisë (97 ndeshje), Bullgarisë (71 ndeshje).

Kampionati i ardhshëm i Ballkanit dhe Evropës Qendrore do të ndërronte formatin – do të luhej nëpër vende të ndryshme në periudha të ndryshme, pak a shumë siç luhen kualifikimet tani.

Në Shqipëri do të vinin Rumania dhe Jugosllavia, duke shënuar nga katër gola. Këtyre të fundmit do ua shënonim dy – Loro Boriçi dhe Aristidh Parapani.

Fatkeqësisht, rezultatet do të ndikoheshin nga pushteti, dhe Shqipëria do të shkonte në një periudhë të gjatë gjumi!

Vazhdon nesër [Kur shqiptarët fitonin (2)]


VENDIMI I KGJ

Ofendoi kryeministrin në detyrë, KGJ pezullon gjyqtarin

FFK Liga e parë

Ofendoi kryeministrin në detyrë, KGJ pezullon gjyqtarin

26/03/20 @ 15:10

FENERBAHÇE

Konfirmohet: Vedat Muriqi negativ në coronavirus

Kosova/International

Konfirmohet: Vedat Muriqi negativ në coronavirus

25/03/20 @ 22:33

MESSI & CRISTIANO

Messi e Cristiano me donacione milionëshe për luftën ndaj coronavirusit

Serie A/La Liga

Messi e Cristiano me donacione milionëshe për luftën ndaj coronavirusit

25/03/20 @ 00:08

RETRODATA: KOSOVA 1-2 ISLANDA

Dita kur shënuam për herë të dytë në kualifikime për Botëror

Kosova/International

Dita kur shënuam për herë të dytë në kualifikime për Botëror

24/03/20 @ 17:01

TURQI

Fatih Terim, pozitiv në coronavirus

International

Fatih Terim, pozitiv në coronavirus

23/03/20 @ 20:29

UEFA ZYRTARIZON

UEFA pezullon finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

Champions League/Europa League

UEFA pezullon finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

23/03/20 @ 19:17

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (32)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (32)

06/05/24 @ 08:02

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24


 
Të gjitha lajmet nga