DUKAGJINI 1-0 ISTOGU
Labinot Osmani vendos derbin
10 April, 2021 @17:22
Njëri ndër futbollistët më me përvojë te Dukagjini i Klinës, Labinot Osmani, është treguar i pagabueshëm nga pika e bardhë, për të vendosur derbin me Istogun në Ligën e Parë A të Kosovës.
Osmani ka shënuar në minutën e 72 të ndeshjes, nga penalltia, për të mposhtur Valmir Hajzerajn dhe për të vendosur ndeshjen derbi, derisa Dukagjini ka siguruar lidershipin edhe për një xhiro në këtë ligë.
Istogu ka pasur rastet e veta në ndeshje, derisa me raste konkrete nuk ka gjetur portën e Altik Muhaxhirit, që ka qenë i vendosur sot për të mos pranuar gol.
Kjo ka qenë humbja e pestë për ekipin e Nazmi Ramës në këtë stinor, derisa tash varen nga ndeshjet tjera.
Në anën tjetër Dukagjini i Armend Dallkut po shkon rrugës për Superligë pa ndonjë pengesë dhe varet krejtësisht nga rezultatet e veta.