PREMIER LEAGUE
Leicester shënon rekord në Premier League
25 October, 2019 @23:26
Leicester City i drejtuar nga ish trajneri i Liverpoolit dhe Celticut, Brendan Rodgers, ka shënuar rekord në Premier League sonte.
Me fitoren 0-9 ndaj Southamptonit ata shënuan rekord fitore si mysafir në PL dhe barazuan fitoren më të madhe deri tash në Premier League, të cilën e kishte shënuar Manchester United ndaj Ipswich Townit në vitin 1995.
Golashënuesit për Leicesterin ishin: Jamie Vardy (45’,58’,90+4’), Ayoze Perez (19’,39’,57’), Benjamin Chilwell (10’), Youri Tielemans (17’) dhe James Maddison (85’).
Leicester City me këtë fitore ngritet përkohësisht në pozitën e dytë me 20 pikë të grumbulluara.