LUTZ LINDEMANN
Lindemann: Shenjë e mirë që po shënojmë
3 March, 2017 @19:00
Trajneri gjerman i Prishtinës, është shprehur të jetë i lumtur pas golave të shumtë të shënuar nga skuadra e tij në fitore ndaj Drenicës sot.
“As nuk e kemi humbur kampionatin në Ferizaj e as nuk e kemi fituar kampionatin me këtë fitore. Por, për dallim nga Ferizaj, me gjithë tre-katër raste, sot krijuam dhe shënuam dhe më vije mirë që kemi filluar të shënojmë, sepse kohëve të fundit na mungonin ato. Po ashtu, stërvitjet e bëra në këtë fushë dhanë frytet e saj me fitore të lartë,” ka thënë Lutz Lindemann, shkruan faqja zyrtare e bardhekaltërve sot.
Prishtina ka shënuar fitoren më të thellë të stinorit sot, duke e mposhtur Drenicën, 6-0.