BALLKANI - LIRIA
Manevski për fitore, s’ndalet kriza e Lirisë
26 October, 2018 @15:40
Në takimin e zhvilluar sot mes dy skuadrave nga qytetet fqinje, Ballkanit e Lirisë, fituese doli skuadra vendase.
Një takim që dukej se po përfundonte pa gola, u vendos nga një gol i Borçe Manevskit të vendasve me kokë pas asistimit të Jetmir Topallit në minutën e 80’ të takimit, gol i cili ia dha një fitore shumë të rëndësishme Ballkanit, e në anën tjetër ia dha një ‘goditje’ tjetër Lirisë në luftën për dalje nga zona ‘e ftohtë’.
Kjo fitore e ngrit Ballkanin në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka edhe Trepça ‘89 momentalisht, e në anën tjetër Liria, për të cilën kjo ishte humbja e tretë me radhë në Superligë, mbetet e parafundit në tabelë me vetëm 9 pikë.