ARMEND DALLKU
Me seriozitet, përkundër telasheve
8 February, 2020 @17:07
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, në deklaratën e tij për fitoren e ekipit dhe sigurimin e gjysmëfinales, pas eliminimit të Vushtrrisë, 4-1 sot ka falenderuar punëtorët e stadiumit.
Ndërsa sa i përket kundërshtarit në fushë, ai ka thënë se përkundër që mysafirët kishin shumë probleme në ekip, Prishtina i është qasur me seriozitet ndeshjes për të shënuar fitore.
“Dua të falënderoj së pari punëtorët e stadiumit si dhe administratën e klubit që dhanë maksimumin ta bënin të gatshëm fushën e cila ishte në gjendje ideale duke mos na lejuar të penalizoheshim të luanim jashtë Prishtinës. Sa i përket ndeshjes, ne i kemi punët tona, rrugën tonë, por e kuptoj që sot u ndeshëm kundër një skuadre që ka pasur telashe brendapërbrenda ekipit tyre, Por, përkundër kësaj, ne iu kemi qasur ndeshjes shumë seriozisht, pavarësisht që në pjesën e parë kishim disa probleme që na mbeti t’i rregullonim pas pushimit të pjesëve. Në përgjithësi jam i kënaqur dhe në këto ndeshje të jepet mundësia edhe të variojmë me skema të ndryshme, të provojmë futbollistë edhe për vazhdimin e kampionatit,” ka thënë Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës pas ndeshjes.