JAROSLAV SILHAVY
Ndeshja e vitit
13 November, 2019 @23:24
Selektori i Çekisë, Jaroslav Silhavy, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovës ka thënë se ekipi i tij nuk do t’i bëj gabimet që i bëri në Prishtinë.
“Nuk besoj që ka nevojë për t’i motivuar lojtarët. Ata do të jenë të koncentruar plotësisht gjatë ndeshjes. Besoj që do t’ia dalin,” ka thënë Silhavy.
Çekia ishte befasuar nga Kosova në Prishtinë, ku ishte mposhtur 2-1 në shtator.
“Ndeshja e 14 nëntorit është ndeshja e vitit për ne. Ajo do të vendos nëse do të jemi përsëri në evropian. Nëse ne nuk do të arrijmë ta konfirmojmë pjesëmarrjen në EURO pas kësaj ndeshjeje, do të jetë edhe më vështirë,” ka thënë ai, transmeton Aktualne e Pragës.
Sa i përket lojtarëve të Kosovës, ai ka përmendur se dy golashënuesit më të mirë të skuadrës së Kosovës mungojnë.
“Vedat Muriqi dhe Arbër Zeneli nuk janë në ekip për shkak të lëndimeve. Por ata kanë Rashicën. Ne kemi parë se ata kanë lojtarë të shpejtë dhe tejet të mmençur,” ka thënë Silhavy.
Kosova do të duhet të fitojë Çekinë për të shpresuar në një pikë ndaj Anglisë dhe të sigurojë biletën për EURO 2020.
Në anën tjetër, çekëve u duhet fitorja ndaj Kosovës për të fituar biletën për EURO2020.